Në opozitë tashmë nuk funksionojnë sikur kur ishin në pushtet.
BDI dhe LSDM kanë nisur me akuza flagrante ndaj njëra-tjetrës. Kritikat më të fuqishme vijojnë pasi që lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë theksoi se BDI është simbol i korrupsionit dhe ndarjeve ndëretnike. Kur bëhet fjalë për korrupsionin, nga BDI rikujtuan se së bashku kanë qeverisur me LSDM-në dhe çdokush duhet të ndërmarrë përgjegjësi. Sipas tyre, socialdemokratët i ka kapur vala e albanofobisë, që ka qenë projekt politik i financuar nga vendet e huaja.
Nga ana tjetër, LSDM-ja përmes kumtesës i bëri thirrje Ahmetit që të dalë nga filmi nacionalist, duke shtuar se LSDM ka fobi nga nacionalistët dhe populistët dhe çdoherë do të reagojnë. Deputeti Oliver Spasovski, thotë se është normale se kanë qëndrime të ndryshme me BDI-në.