11/07/2025
spot_img
HomeLAJMENë Gjermani janë të bindur, Mbappe e ka marrë vendimin për të...

Në Gjermani janë të bindur, Mbappe e ka marrë vendimin për të ardhmen

Kylian Mbappe është lojtari më i përfolur i dy viteve të fundit dhe duket se tani e ardhmja e tij është vendosur.

Francezi do të luajë për Real Madridin nga sezoni i ardhshëm, me lajmin që është bërë i ditur nga media gjermane “Bild”, sipas së cilës fenomeni francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të kontratës së tij, më 30 qershor 2024.

Kontrata, sipas “Bild”, do t’i lejonte sulmuesit të përfitonte 70 milionë euro për sezon, në 5 sezone dhe gjithashtu një bonus prej 100 milionë euro për nënshkrimin me “Los Blancos”.

Tashmë mbetet vetëm konfirmimi i lojtarit, për të mbyllur një herë e mirë këtë telenovelë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT