Një nga shkrimtaret më të lexuara në botë, Virginia Woolf është një nga personalitetet që gjithmonë na intrigon për mënyrën se si jetoi, se si u shpreh artistikisht dhe se si sfidoi çdo konventë shoqërore të kohës së saj.
Kohëzgjatja e veprave të saj dhe ndikimi që ushtroi dhe ushtron ende në çdo komunitet artistik e bëjnë atë të veçantë.
Me rastin e ditëlindjes së saj ne do të tregojmë dhjetë gjëra të çuditshme që mund të mos i dini për shkrimtaren.
Kur ishte e vogël ajo kishte pseudonimin ” dhi “, sepse ishte gjithmonë e prapë dhe dikush duhej ta ndiqte vazhdimisht për t’u kujdesur për të.
Një nga gjërat e saj të preferuara ishte të gërvishtte me thonj murin për të mërzitur motrën e saj më të madhe. Megjithatë, kur ajo u martua dhe u largua nga shtëpia e tyre, Virginia i shkruante asaj një letër çdo ditë.
Nëna e saj i mësoi asaj frëngjisht dhe latinisht që në moshën shtatë vjeçare.
Virginia Woolf, nuk shkoi në universitet, duke qenë se asokohe vajzat nuk kishin akses dhe veçanërisht ato që i përkisnin shoqërisë së lartë, megjithatë lexonte pa pushim për të mbushur këtë boshllëk që ajo mendonte se ishte krijuar nga mungesa e arsimit të lartë.
Virginia mendonte të martohej me mikun e saj Lytton Strachey , një shkrimtar që ishte homoseksual për ta mbrojtur atë nga paragjykimet e kohës.
Në moshën 27-vjeçare, ajo pranoi se kishte frikë nga seksi.
Për një kohë të gjatë autorja shkruante në këmbë, në një tavolinë të veçantë, sepse e konsideronte procesin e të shkruarit të ngjashëm me atë të krijimit të një pikture dhe donte t’i shikonte dorëshkrimet e saj nga larg.
Kur u martua me Leonardin, çifti patën një majmun të quajtur Midge .
Vetëm pas martesës Virginia mësoi të gatuante dhe kështu filloi të merrte leksione gatimi. Një herë ajo aksidentalisht kishte futur në furrë bashkë me tortën edhe unazën e saj.