16/05/2025
spot_img
HomeLAJMENdajnë të njëjtin shtrat por ujërat e tyre nuk përzihen, njihuni me...

Ndajnë të njëjtin shtrat por ujërat e tyre nuk përzihen, njihuni me dy lumenjtë e çuditshëm

Dy lumenj të çuditshëm në Gjeorgji, mes kontinentit të Azisë dhe Evropës, takohen në një shtrat por ujërat e tyre nuk përzihen kurrë me njëri-tjetrin.

Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi krijojnë fenomenin e pazakontë natyror, që shkencëtarët ia atribuojnë përbëries, dendësisë dhe temperaturës së ujit, që sipas tyre veprojnë si një ‘perde’ që ndalon përzierjen e ujërave.

Më në jug, në basenin hidrik të Jinvali, lumi bashkohet dhe me degën e Aragvi të Pshavi dhe të Khevsureti, duke u bërë një i vetëm e duke u zbrazur më pas në Mtkvari, pranë kryeqyteti të lashtë të Gjeorgjjisë, Mtskheta.

Në Mtskheta ndodhet Manastiri i Jvari (i Kryqit), ku mund të shihet panorama e lumenjve që lundrojnë veçmas përkrah njëri-tjetrit, me ngjyra të ndryshme duke nisur nga vendi i takimit.

Njerëzit në vend e krahasojnë lumin me legjendën e Jing e Jang, teksa sipas thënieve të lashta kineze, e mira dhe e keqja janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, edhe pse nuk përzihen kurrë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT