11/07/2025
spot_img
HomeLAJMENdahet nga jeta Izair Samiu - komandant Baci i UÇK-së

Ndahet nga jeta Izair Samiu – komandant Baci i UÇK-së

Është ndarë nga jeta, Izair Samiu nga Shemshova e Tetovës, një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së në Kosovë dhe më pas edhe në Maqedoni.

Lajmi u bë i ditur nga familjarë dhe bashkëluftarë të tij.

Ai ishte i njohur si komandant Baci. Fillimisht pjesëmarrës në betejen e Koshares bashkë me vëllaun e tij Komandant Zogun. Më pas nisën organizimin dhe udhëhoqën edhe luftën e UÇK-së në Malësinë e Tetovës. Komandant Baci ishte një nga luftëtarët e dalluar të betejës në rajonin e Tetovës gjatë luftës së 2001.

“Izair Samiu, luftëtar trim dhe guximtar i pashoq, nga ditët e para në luftën e lavdishme të UÇK-së. Njeriu, i cili asnjëherë nuk u pajtua me sistemin sllavomaqedon. I përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e patriotike të Izair Samiut – Komandant Baci. Ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Daim Iseni nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT