20/05/2025
spot_img
HomeLAJMEMohamed Sallah vendos rekord të ri te Liverpulli

Mohamed Sallah vendos rekord të ri te Liverpulli

Liverpooli mori një fitore tejet të vështirë me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Sautemptonit për t’u konfirmuar si lider I Premier Ligës.  Një prej më meritorëve për këtë sukses të tyre është padyshim Mohamed Salah i cili në këtë takim ishte autor i dy golave të shënuar.

Përveç tri pikëve të fituara, këta dy gola të shënuar ishin të rëndësisë së veçantë për egjiptianin, pasi ai iu bashkua dy legjendave Ian Rash dhe Roxher Hunt në një rekord të veçantë.

Sallah tashmë ka kapur shifrën e 100 golave për Liverpullin në ndeshjet si mysafir në të gjitha garat, duke e çuar në 223 totalin e golave të shënuar në vetëm 367 ndeshje të luajtura. Për krahasim, Ian Rash mban rekordin e klubit me 161 gola të shënuar si mysafir, teksa Roger Hunt ka 112 gola.

Përndryshe, në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon në Premier Ligë, Mo Sallah ka realizuar 10 gola teksa ka gjashtë asistime. Me statistika të mira ai është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku në katër xhiro ka arritur të shënojë një gol dhe të asistojë në katër të tjerë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT