16/10/2025
spot_img

Milani nis me humbje nga skuadra e sapopromovuar

Skuadra e Milanit nuk e ka nisur mbarë edicionin e ri në Serie A.  “Kuqezinjtë” të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse u mposhtën në shtëpi 2:1 nga skuadra e Cremoneses, që u promovua në Serie A këtë edicion.

Federico Baschirotto i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 28-të.

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me golin që e shënoi Strahinja Pavloviq.

Golin e fitores 2:1 për Cremonesen e shënoi në minutën e 61-të.

Te Milani nga minuta e 74-t u paraqit mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT