Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e djeshme të Ali Ahmetit për veting. Mickoski këtë kërkesë të liderit të BDI-së e cilësoi si humor dhe satirë.
“Unë mendova që me shkuarjen e BDI-së në opozitë, ai lloj i satirës dhe humorit mbaroi, por ja, po vazhdojnë tutje. Në rregull, ja do ta dëgjojmë në periudhën që vijon, llojin e këtillë të humorit dhe satirës dhe do ta shohim deri ku do të arrijnë si parti politike”, tha mes të tjerash Mickoski.
Ta provojmë humorin se si do të dalë, tha Ali Ahmeti në përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili thirrjet e Ahmetit për veting i cilësoi si “humor i mirë”. Ahmeti tha se ligji është propozuar para 4 vjetëve, dhe bëri thirrje që vetingu të bëhet me pjesëmarrje të Brukselit dhe Uashingtonit.
“Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, tha Ahmeti, i cili përveç vetingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga vitet e ’90-ta, ku sipas tij janë diskriminuar shqiptarët në vazhdimësi.