Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sëbashku me liderët e tjerë të Frontit Opozitar, ka qëndruar në qytetin e Manastirit, në vigjilje të 22 nëntorit.
“Padyshim na mbetet si obligim moral e kombëtar që gjuhën tonë ta mbajmë në piedestalin më të lartë, bashkë me Flamurin kombëtar, shkruan Mexhiti në Facebook.
Më poshtë keni postimin e plotë:
Sot në Manastirin shqiptar bashkë me Bilallin dhe Afrimin morëm pjesë në shënimin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në vigjilje të 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit dhe me prezencën e presidentit shqiptar Bajram Begaj. Ndërkohë që vizituam edhe Shtëpinë e Alfabetit aty ku përkujtuam sakrificën e gjeneratave të shumta që dhanë kontributin e pashoq në rrugëtimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. E neve padyshim na mbetet si obligim moral e kombëtarë që gjuhën tonë ta mbajmë në piedestalin më të lartë dhe bashkë me Flamurin kombëtarë të mbeten gjëja më shtrenjtë për të gjithë neve shqiptarët.