Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimala do të jetë në interval prej 8 deri 16°C, ndërsa maksimalja prej 19 deri 27 gradë°C.
Në Shkup do të mbajë mot me diell, me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë.
Sipas DPHM-së, do të vijojë periudha e motit të qëndrueshëm me rritje të temperaturave ditore, përveç të mërkurës ku priten reshje të rrëmbyeshme lokale të kohëpaskohshme me paraqitje të bubullimave. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ftohta në fillim të javës, ndërsa pastaj gradualisht do të rriten.