16/05/2025
spot_img
HomeLAJMEMASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se bursat për nxënës dhe studentë janë paguar për të gjithë shfrytëzuesit e  rinj që kanë dorëzuar marrëveshjen për bursë brenda afatit të përcaktuar. Bëhet fjalë për 3300 nxënës dhe 3000 studentë, shfrytëzues të rinj të cilëve u janë paguar mjetet nga muaji shkurt 2024.

“Kandidatët e refuzuar për bursë do të kenë mundësinë e ankesës, pasi të marrin Aktvendimin në mënyrë elektronike, në të cilën është theksuar  arsyeja e mospranimit të aplikimit. Dorëzimi elektronik i Aktvendimit bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjësisht studentit. Kjo është risi e prezantuar për herë të parë këtë vit”, theksojnë nga MASH.

Afatet për ankesa do të fillojnë nga momenti kur nxënësi/studenti merr Aktvendimin. Përgatitja dhe dërgimi i Aktvendimeve zhvillohet në faza, sipas grupeve të bursave dhe të gjithë aplikantët për bursa do të marrin Aktvendim.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT