11/07/2025
spot_img
HomeLAJMEMaqedonia e parafundit në rajon! Paga mesatare, arsye për përplasje mes partive

Maqedonia e parafundit në rajon! Paga mesatare, arsye për përplasje mes partive

Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore në korrik të këtij viti ishte 40.961 denarë, ose 1.000 denarë më pak se paga në qershor, kur ishte 41.939 denarë. Nga opozitarja LSDM thonë se kjo pasqyron politikat e gabuara të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe është goditje për standardin e qytetarëve.

“Rënia prej 1000 denarëve do të thotë më pak para në xhepat e qytetarëve, më pak para për ushqim në tryezë, më pak mundësi, cilësi të ulur të jetës, standard më të ulët. Politikat e qeverisë dështuan në sferën kyçe, pagat e njerëzve, pikërisht aty ku qytetarët prisnin dhe kishin nevojë më shumë. VMRO-DPMNE në vend që të inkurajojë rritjen e pagave po e kthen politikën nga e kaluara ku punëtorët ishin fuqi punëtore e lirë”, theksoi Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së.

Pas kësaj reaguan nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se LSDM manipulon dhe se derisa ata ishin në pushtet Maqedonia ka qenë e fundit në rajon. Poashtu shtojnë se në kohën e LSDM-së paga reale ka pasur rënie e jo rritje.

“Derisa Maqedonia kishte  rritje të BPV-së për kokë banori në periudhën 2017-2022 prej vetëm 20%, në Serbi rritja ishte 50%. Dhe për të njëjtën periudhë në Bullgari BPV për kokë banori u rrit për 64%. Shqipëria kishte gjithashtu rritje të dyfishtë nga Maqedonia, ku BPV për kokë banori në periudhën 2017-2022 u rrit për 52%. Në vitin 2017 Maqedonia kishte BPV më të lartë për kokë banori se Shqipëria dhe BeH, tani të dyja vendet që ishin pas nesh na kanë kaluar ndërsa Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi janë shumë para nesh”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Përndryshe, sipas statistikave, paga neto më e lartë në qershor të këtij viti, sa i përket rajonit, ka qenë në Slloveni, prej 1.501 eurosh, vijon Kroacia me 1.315 euro, Serbia me 855 euro, Mali i Zi me 838 euro, Shqipëria me 757 euro, Bosnja e Hercegovina me 702 euro, Maqedonia me 683 euro dhe Kosova me rreth 520 euro.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT