20/05/2025
spot_img
HomeLAJME“LUFTA VAZHDON”! Dy Kongrese brenda dy ditësh: Taravari nesër, Sela të dielën

“LUFTA VAZHDON”! Dy Kongrese brenda dy ditësh: Taravari nesër, Sela të dielën

Edhe zyrtarisht është ndarë në dysh Aleanca për Shqiptarët. Kongresi i Grupit të Ziadin Selës mbahet më 18 shkurt – e dielë, ndërkohë që Arben Taravari, i shkarkuar nga Kuvendi i partisë ditë më parë, ka paralajmëruar Kongres të partisë për nesër. Në rrjetet sociale, Taravari ka publikuar orarin dhe vendin e Kongresit, ndërsa grupi i Selës ka demantuar që nesër mund të mbahet Kongres.

“Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup. Ndryshimi Ka Nis!”, shkruan Taravari në FB, ndërsa është shpërndarë nga mbështetësit e tij.

Në ndërkohë, nbështetësit e Selës kanë nxjerrë menjëherë orarin e Kongresit për më 18 shkurt, në hotel Aleksandar Palace, në Shkup.

Ndryshe, “lufta” se kush do ta fitojë udhëheqjen e partisë po vazhdon, ndërsa verdiktin e fundit – me gjasë do ta japë gjykata. Të dyja grupet pretendojnë se e kanë shumicën e kuvendarëve.
TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT