22/05/2025
spot_img
HomeSPORTLOJTARËT E U-19 TË SHKËNDIJËS BOJKOTOJNË USHTRIMET SHKAKU PADREJTËSIVE

LOJTARËT E U-19 TË SHKËNDIJËS BOJKOTOJNË USHTRIMET SHKAKU PADREJTËSIVE

Lojtarët  e futbollit të  Shkëndijës së ekipit U 19 sot kanë bojkotuar trajnimet. Sipas disa lojtarëve që Infozona.mk ka kontaktuar  bojkoti ka ardhur si pasojë e padrejtësive që atyre janë duke iu bërë.   Nga 15 lojtarë që ka U 19 asnjë nuk është ftuar në ekipin e parë edhe pse ata janë nga 10 deri në 15 vite duke ushtruar në klubin e futbollit Shkëndija.

Siç deklarojnë lojtarët, në ekipin e parë dhe në ushtrime  që janë duke u zhvilluar në Antali të Turqisë është ftuar  vetëm një lojtar i cili në U 19 është vetëm që dy muaj, ndërsa ata që janë pjesë e Shkëndijës një kohë të gjatë janë lënë jashtë.

Lojtarët e U 19 të klubit të Futbollit Shkëndija për këtë diskriminim akuzojnë kordinatorin e ekipit të parë Festim Ademin.

Për Infozona.mk ata thonë se nuk do të  marrin pjesë në trajnime derisa në ekipin e tyre ka padrejtësi dhe selektime, po ashtu lojtarët theksojnë se kohë më parë tetë lojtarë të ekipit të parë kanë qenë pjesë e ekipit të parë  por tani janë lënë jashtë nga kordinatori.

“Lojtarët që vijnë nga jashtë hyjnë në ekip të parë ndërsa ne që jemi nga 10 – 11 vjet nuk jemi të ftuar as në trajnimet në Antali. U-19 ka 15 lojtarë, tetë kemi qenë me ekipin e parë”- deklarojnë lojtarët për infozona.mk.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT