16/05/2025
spot_img
HomeLAJMELiverpooli “shkatërron” Chelsean

Liverpooli “shkatërron” Chelsean

Liverpooli ka vazhduar garën për titull në Premier League me fitore të thellë ndaj Chelseat. Të mërkurën mbrëma, Liverpooli fitoi 4:1 ndaj skuadrës nga Londra. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 22-të të kampionatit anglez.

Diogo Jota e Conor Bradley shënuan golat për epërsinë 2:0 të Liverpoolit në pjesën e parë.

Dominik Szoboszlai dhe Luis Diaz shënuan në pjesën e dytë. Golin e vetëm për Chelsean e realizoi Christopher Nkunku në minutën e 71-të. Skuadra e Liverpoolit e humbi një penallti po ashtu.

Liverpooli udhëheq në tabelë me 51 pikë, pesë më shumë se Manchester City dhe Arsenali. City ka një ndeshje më pak të luajtur. Chelsea është vetëm i dhjeti me 31 pikë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT