11/07/2025
spot_img
HomeLAJMELamtumirë Zef Deda! Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh mbahen në...

Lamtumirë Zef Deda! Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh mbahen në teatrin “Migjeni”

Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda, mbahen ditën e sotme në teatrin “Migjeni”, e konsideruar si “shtëpia e tij e dytë” prej nga ku na dhuroi të qeshura edhe në ditët më të errëta të historisë së Shqipërisë.

Familja, kolegët, miqtë e ngushtë dhe dashamirësit e artit i kanë dhënë lamtumirën e fundit mes lotëve, aktorit të madh të humorit Zef Deda. Artisti u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje që e mundonte prej kohësh.

Në Shqipërinë e tranzicionit, kur shqiptarët po përballeshin me sfidat e një vendi të varfër, Zef Deda me të tjerë figura të ndritura u dhuruan atyre të qeshurat dhe humorin për të cilin kishin nevojë. 4 dekada të jetës së tij i kaloi në teatrin e shquar “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Edhe vetë e provoi emigrimin për 6 vite, për t’u kthyer sërish në atdhe më 1996.

Zef Deda ka interpretuar në shumë komedi si “Vëllai nga Babai” “Kollovari”, etj, por edhe në shumë programe për fëmijë. Kontributi i tij është mjaft i madh saqë ai la pas një trashëgimi të vyer dhe duke ndërtoi një traditë të shkëlqyer edhe për më të rinjtë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT