29 vjeçari Fatmir Dibranov nga Kërçova, më 18 dhjetor, ka ushtruar dhunë tek vajza e tij dy vjeçare, e cila nuk mundi të mbijetonte pas lëndimeve të shkaktuara. Ai e ka goditur atë disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë të thyer të kafkës, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera.
Aktualisht Fatmir Dibranov është në paraburgim ku po hetohet nga Prokuroria!