20/06/2025
spot_img
HomeLAJMEKush e vrau të burgosurin Dërgut Fazliu? Agjencia për zbatimin e sanksioneve...

Kush e vrau të burgosurin Dërgut Fazliu? Agjencia për zbatimin e sanksioneve hesht!

Babë e bir nga familja Fazliu nga Shkupi humbën jetën në po të njejtën ditë.

Babai, në moshë, kishte humbur jetën në vendin e punës, kurse djali 35 vjeç, i cili vuante dënimin me burg në Idrizovë shkaku se nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit, i mllefosur kishte thyer dritaren dhe si pasojë kishte prerë dorën dhe nga gjakderdhja e tepërt, rrugës për në spital humbi jetën. Edhe 35 vjeçari është varrosur ditën e djeshme.

Familjarët të kapluar nga dhimbja e dyfishtë sot nuk pranuan të flasin para kamerave.

Heshtje për rastin në fjalë ka edhe nga Agjencia për Zbatimin e Sanksioneve të cilët nuk janë përgjigjur se pse tanimë të ndjerit, Dërgut Fazliu, nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Dy ditë më herët nga burgu I idrizovës njoftuan opinionin se një 35 vjeçar me inicialet D.F humbi jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë pas thyerjes së dritares në dhomën e vizitave. Në njoftimin e tyre nuk kanë dhënë detaje të tjera se pse dhe si erdhi deri te ky moment.

Siç rrëfejnë familjarët e të ndjerit Dërgut Fazliu, në momentin kur ka ndodhur incidenti për vizitë tek ai kanë qenë motrat e tij të cilat kanë shkuar për ta ngushëlluar për vdekjen e babait. Madje ata thonë se reagimi i policisë së burgut pas incidentit ka qenë i vonuar dhe si pasojë rrugës për në spital Dërguti humbi jetën.

Ndryshe, menjëherë pas njoftimit se ka humbur babain, i burgosuri Dërgut Fazliu, tashmë i ndjerë, përmes avokatit mbrojtës ka kërkuar leje që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit por leja nuk iu dha.

Klan Maqedoni kontaktoi Agjencinë për Zbatimin e Sanksioneve, por nga aty nuk morën përgjigje konkrete, duke deklaruar se do të përgjigjen në momentin kur të konfirmojnë nëse për personin e lartpërmendur ka kërkuar leje burgu i Idrizovës.

Ndryshe, juristët e kontaktuar nga Klan Maqedoni thonë se institucioni përgjegjës për lirimin e përkohshëm të të dënuarve në raste të jashtëzakonshme është Agjencia për Zbatim të Sanksioneve në RMV.

Kush e vrau Dërgutin, djalin e vetëm të familjes Fazliu dhe a do të mbajë dikush përgjëgjësi ngelet të shohim. . .

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT