22/05/2025
spot_img
HomeLAJMEKumanovë: Vëllai vret motrën dhe djalin e saj për pronat

Kumanovë: Vëllai vret motrën dhe djalin e saj për pronat

Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë njofton se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i armatosur me ç’rast në vendngjarje kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjeter është lënduar.

Incidenti ka ndodhur në ora 12:25 minuta në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj.

Gruaja 63 vjeçe dhe djali i saj 38 vjeçar kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është dërguar në spitalin e Kumanovës. Autori është arrestuar nga organet e rendit.

Informatat e para flasin se bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT