Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore. Dukuria e mjegullës është me dukshmëri deri në 100 metra nga Velesi deri në Demir Kapi, nga Manastiri deri në Kërçovë dhe Makedonski Brod.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është normal. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.