“Me BDI-në kemi marrëveshje të qartë koalicionuese e cila është publike nga viti 2020. Gjithsesi se për modalitetet po bisedohet mirëpo konsideroj se qëllimi për realizimin e koalicionit europian të cilin do ta udhëheqë një front i gjerë sa i përket promovimit të asaj ideje, është gjëja kyçe e cila do t’i bashkojë partitë në zgjedhjet e ardhshme.”- deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski deklaron se për të gjitha vendimet kadrovike që do të merren në periudhën në vijim, opinioni do të njoftohet në kohë. E sa i përket Aleancës për Shqiptarët të cilët këmbëngulin të garojnë vetë në zgjedhje, Kovaçevski thotë se është përcaktimi i tyre programor.
“Nuk bëhet fjalë për bindje, qoftë të bind unë dikë apo dikush të më bindë mua për diçka. Kur bëhen koalicione, me rëndësi është të ndahen vlera të përbashkëta. Konsideroj se Aleanca e ka atë kapacitet të bisedojë në tema të tilla duke patur parasysh potencialin e tyre kadrovik dhe përcaktimet e tyre programore”- pohoi Kovaçevski.
Çështjen e kryeministrit shqiptar e konfirmoi edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani. Sipas tij, për këtë çështje madje nuk ka fare hapësirë për të diskutuar.
“Kryeministër të propozuar nga BDI në 100 ditët e fundit do të ketë. Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe për të cilën nuk ka hapësirë për të biseduar. Nuk kemi mbëri deri në atë fazë të diskutojmë si do jenë zgjedhjet në drejtim a do jenë, me çfarë koalicionime e kështu me radhë dhe me cilët kandidatë. Tani jemi në fazën e përcaktimit të datës së zgjedhjeve, edhe atë se a do jenë bashkë apo do jenë të ndara. Takimet e fundit që janë bërë me LSDM-në, ekskluzivisht janë fokusuar në këtë temë”- tha Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.