22/05/2025
spot_img
HomeLAJMEKonstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, gjatë fundjavës do të votohet Qeveria...

Konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, gjatë fundjavës do të votohet Qeveria teknike

Deputetët në Kuvendin e RMV-së konfirmuan dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kovaçevski dhe Xhaferi, siç theksoi nënkryetari parlamentar Goran Misovski, deklaruan se nuk do të sqarojnë dorëheqjet e tyre.

Deklarata për dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit u prit me duartrokitje nga shumica e deputetëve.

Të dy kanë dorëzuar dje dorëheqjet si hyrje në zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar.

Pas konstatimit të dorëheqjeve të tyre, kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Jovan Mitrevski nga radhët e LSDM-së.

Ai u zgjodh me 64 vota “për” dhe 40 “kundër”.

Pas konstatimit të dorëheqjeve dhe zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, këtë fundjavë do të votohet edhe Qeveria teknike, kryeministër i së cilës do të jetë Talat Xhaferi.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT