22/05/2025
spot_img
HomeLAJMEKonkurse për bursa për studime të magjistraturës dhe doktoraturës për vitin 2023/2024

Konkurse për bursa për studime të magjistraturës dhe doktoraturës për vitin 2023/2024

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të dytë dhe të tretë për vitin akademik 2023-2024.

Sipas konkurseve të cilat MASH-i i publikoi në faqen e internetit, për studime të magjistraturës janë paraparë 50 bursa (40 për shkenca natyrore-matematikore ose tekniko-teknologjike dhe 10 për shkenca shoqërore) në vlerë prej 9.000 denarë në kohëzgjatje prej nëntë muaj.

Për studimet e doktoraturës do të ndahen 15 bursa në vlerë prej 18.000 denarë në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Konkurset për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve do të zgjasin deri në plotësimin e numrit të përgjithshlm të bursave të parapara.

Në konkurset e shpallura janë theksuar kushtet të cilat kandidatët duhet t’i plotësojnë.   dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit, dhe është  në dispozicion aplikimi elektronik për bursat përkatëse.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT