Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se pesë fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit.
Nga QMK thonë se rasti është paraqitur në orën 09:53, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar rreth orës 11:50.