Një 40 vjeçar nga Kërçova është qëlluar për vdekje, nga një bashkëfshatar i tij, i cili e kishte goditur, teksa ishte duke shtënë pas një gjahu.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pranga ka përfunduar një 56-vjeçar.
“Më 10.12.2023 në ora 15:00, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria D.S (56) nga Kërçova. Ai dyshohet se rreth orës 14:00 në një Pyll në rajonin e fshatit Lugina e Bigorit në Kërçovë, gjatë gjuetisë, ka shtënë me një pushkë gjuetie dhe ka goditur D.J.(40) nga i njëjti fshat, pas çka D.J. ka humbur jetën”, thonë nga MPB.
Nga MPB, po ashtu shtojnë se trupi i pajetë është dërguar për autopsi.