Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka marrë pjesë në hapjen e Bibliotekës së Parë shqiptare në Manastir. Në rrjetin e tij social, Facebook, Kasami shkruan se kjo Bibliotekë pavarësisht presioneve të mëdha arriti që të hapet .
“Në Manastirin shqiptar, mora pjesë në hapjen e Bibliotekës së Parë shqiptare, e munguar për shumë vite, e nevojshme dhe e domosdoshme për këtë vend, por gjithmonë e penguar nga pushteti. Përgëzime për Emira Selimin, e cila pavarësisht presioneve të mëdha, nuk u dorëzua derisa i’a arriti qëllimit.
Gjithashtu, bashkërisht me Izet Mexhitin dhe Afrim Gashin, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Sh.T.z. Bajram Begaj, morëm pjesë në ceremoninë kushtuar 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ditës së Alfabetit Shqip”, shkruan Kasami në Facebook.