20/06/2025
spot_img
HomeInteresanteKartolina mbërrin në destinacion pas 121 vjetësh

Kartolina mbërrin në destinacion pas 121 vjetësh

Një kartolinë e padorëzuar më në fund ka arritur në destinacion, rreth 121 vjet pasi ishte hedhur në kutinë postare.

Kartolina me temën e Krishtlindjes iu dorëzua degës së postës në Swansea, Uells, javën e kaluar edhe pse fillimisht u dërgua në 1903, pra më shumë se një shekull me vonesë.

Stafi shpreson të gjejë të afërmit e zonjës Lydia Davies, e cila më parë jetonte në atë adresë dhe të cilës i drejtohej kartolina.

Kartolina është shkruar nga një burrë i quajtur Ewart, i cili, duke iu drejtuar “L”, thotë se i vjen keq që nuk mund të marrë “pjesë”.

“Më vjen shumë keq, por shpresoj se po kënaqeni në shtëpi”, shkruan ai.

Ai e përfundon shënimin duke i kërkuar Lidias që “të kujtohet të takojë Gilbertin dhe Johnin”, duke e nënshkruar atë me “dashuri për të gjithë.”

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT