10/07/2025
spot_img
HomeLAJMEKa mungesë të stafit onkologjik, së shpejti në funksion akceleratori i blerë...

Ka mungesë të stafit onkologjik, së shpejti në funksion akceleratori i blerë para 7 viteve

Bashkëshortja e një pacienti të Onkologjisë, i cili prej më shumë se një viti trajtohet në Klinikën e Onkologjisë, është e kënaqur me profesionistët shëndetësorë, por e shqetëson fakti që për një metodë moderne të trajtimit duhet të udhëtohet jashtë vendit.

“Pse të gjitha qendrat në Zagreb, në Beograd, të gjitha janë të furnizuara, pse tek ne nuk ka dhe duhet në Turqi të japim para, sa e di unë nuk janë të shtrenjta, 6 milion.”, – u shpreh bashkëshortja e një pacienti të Onkologjisë.

Drejtoresha e spitalit të Onkologjisë thotë se ka mungesë të stafit, ka kërkuar 35 vende pune, pret përgjigje. Ajo thotë se mjekët kanë rreth pesëdhjetë pacientë, për 10-15 minuta nuk mjaftojnë për t’i kushtuar vëmendje.

“Nuk janë të mjaftueshme dhe mundem me përgjegjësi t’ju them se asnjë mjek nga ambulanca nuk del edhe pasi t’i kryhet orari i punës dhe asnjë pacient nuk është lënë të presë, për shkak të përfundimit të orarit të punës, të gjithë kontrollohen.”, – deklaroi drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë, Violeta Klisarova.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se ka terapi për të gjithë pacientët me sëmundjen e kancerit.

“Ju siguroj se pacientët do të kenë terapi, por a mund të vonohet terapia disa ditë? Po, mundet, kjo nuk varet nga ne. Ka tenderë, ka furnizime publike.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Brenda tre muajsh duhet të funksionojë akceleratori, i cili është blerë shtatë vite më parë. Pak ditë më parë përfunduan konsultat e fundit të ekspertëve me përfaqësues të sistemit KATO, përpara shpalljes së tenderit të kërkuar për rikthimin e tij në funksionim.

Deri në fund të qershorit pritet që të përfundojnë punimet teknike dhe të sigurohet stafi dhe sistemi KATO të vihet në funksion.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT