Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Banorët mbrëmjen e sotme kanë luajtur një lojë me pyetje anonime, pra secili mund të shkruante një pyetje për një nga banorët, të cilët më pas përgjigjeshin por personi që e kishte shkruar nuk zbulohej. Shumë prej pyetjeve ishin mjaft pikante dhe ajo e Romeos nuk mbetet pas.
Pyetja: Romeo, a e ke fituar famën që ke, ngaqë ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?
Romeo: Jo se besoj, nuk e shikoj kështu, Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë dhe nuk e kam vendosur ndonjëherë në këtë kandar- tha Romeo.