22/05/2025
spot_img
HomeLAJME“Jo fishekzjarre, siguria në radhë të parë”, SPB - Tetovë me kampanjë...

“Jo fishekzjarre, siguria në radhë të parë”, SPB – Tetovë me kampanjë edukative

Pjesëtarë të policisë të SPB- Tetovë, sot kanë vazhduar me aktivitetet e planifikuara në kuadër të kampanjës parandaluese-edukative “Jo fishekzjarre, siguria në radhë të parë”, të cilën bashkërisht e realizojnë Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive nga Shkupi dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Policët e SPB- Tetovë – Departamenti për Parandalim, në disa pika në zonën qendrore të Tetovës, kanë shpërndarë fletushka me informacione dhe mesazhe për qytetarët, kryesisht të rinjtë, për rrezikun nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe pasojat shëndetësore, psikologjike dhe të tjera (trauma psikologjike, stresi dhe paaftësi të përhershme).

Përveç këtyre, në biseda të ndërsjella shumë qytetarëve u janë vënë në dukje edhe implikimet ligjore, gjegësishtë sanksionet (kundërvajtje apo penale) nëse mbyllin veshin ndaj thirrjeve, këshillave dhe indikacioneve të tilla dhe festojnë me mjete piroteknike ose me armë zjarri.

Këtë javë të parafundit të dhjetorit, në disa shkolla të mesme të Tetovës janë organizuar disa ligjërata dhe prezantime me të njëjtën temë, ndërsa javën e ardhshme janë planifikuar edhe në shkollat ​​e mesme të Gostivarit.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT