Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dy familjeve me status të rrezikuar social nga rrethi i Kërçovës u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja. Një shtëpi u dhurua në fshatin Zajaz dhe tjetra në fshatin Garanë.
Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, dhe humanisti Shkodran Alili, njoftuan se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i pesë shtëpive të tjera që janë planifikuar për familjet skamnore të kësaj ane.
Gjatë periudhës 15 vjeçare të veprimtarisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar nxënësit dhe studentët e familjeve të varfëra, ka hapur kuzhina popullore ku ndahen ushqime falas për 1200 persona të varfër dhe ka ndërtuar 1600 objekte banimi për familjet e varfëra nga të gjitha viset shqiptare.
Së shpejti pritet të inaugurohet edhe objekti spitalor në qytetin e Mitrovicës, financuar nga kjo Shoqatë.