U emërua në tetor por u shkarkua në nëntor. Ish drejtori i Spitalit të Kumanovës për Xpodcast thotë se ka qenë viktimë e pazareve politike.
Fati Xhemaili thotë se lajmin për largimin e tij ia ka kumtuar vet Arben Taravari, i cili edhe i ka premtuar që të bëhet këshilltar i jashtëm i Ministrit të shëndetësisë.
“Ditën e diel isha i ftuar nga Z. Taravari përmes deputetit i cili më ofroi që të bëhem drejtor. Ishim në takim tek “Euroaktiva”. Unë isha i përgatitur që të flas me Taravarin dhe të njoftohemi sepse nuk më njihte ai. Më tha që kam marrë disa lavdrata nga qytetarët se kemi bë zgjedhje të mirë. Unë kisha bindjen se ai do të më përkrah me projektet me të cilat kisha filluar se deputeti ishte i njoftuar. Posa u takuam ai më tha: Doktor, kam një lajm të keq. Duhet ta bëjmë një kompensim. Duhet të tërhiqesh nga spitali i Kumanovës si drejtor e ne do të emërojmë si këshilltarë i jashtëm i Ministrit dhe do ti marrësh nja 30,40 000 denarë. I thash: Zotëri, unë nuk jam futur as si drejtor për tu pasuruar as nuk kam nevojë për para.
Arsyetimi ka qenë se ka shumë presion prej Kovaçevskit dhe është në pikëpyetje Qeveria” – deklaroi Xhemaili.