Në Shkup temperatura minimale do të ulet deri në 5°C ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23°C.
DPHM-ja paralajmëroi se të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe me diell me mëngjes më të ftohtë.
Të enjten do të ketë vranësira të rritura, ndërsa pasdite kryesisht në zonat perëndimore, do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme në disa vende do të ketë reshje të kohëpaskohshme, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, të përcjellura me bubullima dhe erë të fortë.