Tre persona nga Prilepi humbën jetën dhe një tjetër është lënduar në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në rrugën Prilep – Manastir në dalje nga qyteti, afër fshatit Lagovë.
Viktimat ishin mjekë, të cilët bashkërisht po shkonin në punë.
Aksidenti ndodhi si rezultat i një përplasjeje të drejtpërdrejtë në mes automjetit “Toyota” me targa të Prilepit, ku ishin viktimat dhe që lëviznin në drejtim të Manastirit dhe një kamioni që ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, pra drejt Prilepit.
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari me anë të një postimi ka zbardhur identitetin e viktimave duke i shprehur ngushëllime familjeve.
”Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep.
Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut.
Ngushëllimet më të siqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre”, ka shkruar Taravari.