Moti sot në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, ndërsa në pjesët lindore me vranësira të ulëta dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 13°C.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 °C.
Sipas DPHM në ditët në vijim do të ketë mot të ndryshueshëm me më shumë periudha me diell nga pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore erë e fortë nga veriu. Të dielën vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për borë të lehtë në male dhe në disa zona më të larta. Temperaturat do të jenë në rënie.





LIVE RADIO
~ Marmo Fix ~

