16/05/2025
spot_img
HomeLAJMEHapet tenderi për stadiumin e Tetovës

Hapet tenderi për stadiumin e Tetovës

Pas premtimeve disa vjeçare dhe deklaratave të shumta, ditën e djeshme është hapur tenderi për stadiumin e Tetovës.

Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro.

Tenderi do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor 2023, ndërsa ofertat të dorëzohen jo më vonë se ora 14:30.

Ndërsa kohëzgjatja e kontratës thuhet se është në periudhë prej 36 muajsh.

Sipas shpalljes, në fazën e parë është paraparë projekt ideor për rikonstruimin e stadiumit të qytetit.

Në dokumentacionin e shpalljes për stadiumin e qytetit thuhet:

“Projekti i ideor është përgatitur sipas programit të projektit, i cili ka marrë parasysh standardet e UEFA-s për infrastrukturën e stadiumeve dhe rekomandimet e UEFA-s për ndërtimin e stadiumeve të reja si dhe rindërtimin e të vjetrave. Janë marrë parasysh edhe dispozitat e rregullores për infrastrukturën e stadiumeve në Republikën e Maqedonisë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë”.

Në shpallje janë të parapara edhe Qendra Sportive dhe Rekreative e qytetit si dhe terreni sportiv në fshatin Saraqinë.

Detajet dhe specifikacionet e tjera janë të qasshme në këtë LINK.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT