Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se është rrahur nga vjehrra e saj dhe një i dyshuar tjetër i cili është arrestuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe vjehrra e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media