Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet e urës së re, e cila është ndërtuar në Bashkinë Përmet.
Ai thotë kjo urë që kalon mbi lumin Vjosë, lidh disa fshatra me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuajse të izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi.
“Mirëmëngjes! Dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.