20/05/2025
spot_img
HomeLAJMEFOTO/Zhvillimet më të fundit nga konflikti Izrael - Gaza

FOTO/Zhvillimet më të fundit nga konflikti Izrael – Gaza

Sapo ka kaluar ora 06:30 në Izrael dhe Gaza dhe BBC njofton mbi ato që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit.

SHBA thotë se Izraeli do të fillojë të zbatojë çdo ditë pauza ushtarake katër-orëshe në zonat e Gazës veriore për të lejuar civilët të largohen.

Pauzat janë një “hap në drejtimin e duhur”, tha presidenti amerikan Joe Biden, duke shtuar se do të ketë dy korridore humanitare në Gaza që do t’i lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga sulmet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij nuk po kërkon të pushtojë, okupojë apo qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin.

Duke folur për gazetën amerikane Fox Neës, ai tha se do të duhej një “forcë e besueshme” për të hyrë në enklavë nëse është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve militante.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 10812 njerëz, përfshirë 4412 fëmijë, janë vrarë tani në enklavë që kur Izraeli filloi sulmet e tij ajrore.

Sulmet filluan si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1400 njerëz dhe 240 të tjerë i morI peng./ar.sh/SYRI.NET

Kjo nënë ngushëllohet nga djali i saj në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës, ndërsa vajtoi vdekjen e një djali tjetër, i cili u vra në një sulm ajror izraelit, sipas Reuters.

Në të njëjtin spital, ky infermier ishte në turn kur mësoi se vëllai i tij ishte vrarë

Palestinezët ecin drejt jugut për të shpëtuar nga Rripi verior i Gazës, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Fëmijët palestinezë inspektojnë shtëpitë e shkatërruara në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

Dy fëmijë flenë në tokë pranë spitalit al-Nasser në Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT