Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga tuneli i Llogarasë. Rama shprehet se në këtë tunel po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.
“MIRËMËNGJES dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tanimë i i gjithi i hapur, e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë, ndërkohë që është hapur edhe tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë”, ka shkruar ai në ‘Facebook”.