Mëngjesin e sotëm para shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është gjetur një plumb, mëson Infozona.mk.
Rastin e ka konfirmuar edhe vetë Taravari.
Sipas burimeve, policia po e heton ngjarjen, dhe pritet të dalë me njoftim.
Përndryshe, Taravari ka qenë në qendër të vëmendjes në medie përshkak të ngjarjeve në partinë Aleanca për Shqiptarët, ku ai momentalisht është kryetar.