10/07/2025
spot_img
HomeLAJMEFinalja Egnatia – Partizani, Arbin Zejnullai nga Tetova – Ylli i mbrëmjes...

Finalja Egnatia – Partizani, Arbin Zejnullai nga Tetova – Ylli i mbrëmjes që pritet të shkëlqej

I riu nga Tetova, Arbin Zejnullahu, sot në ora 19:00 luan në finalen e madhe të superkupës së Shqipërisë, ku do të ndeshen Egnatia dhe Partizani.

Arbin Zejnullahu ka filluar karrierën në Shkëndinë e Tetovës, ku ka pasur shumë suksese në fillim në gjeneratat e reja e më pas edhe në formacionin e parë të Shkëndisë.

Më pas, Zejnullahu ka kaluar në klubin kroat Lokomotiva për një periudhë të shkurtër që më vonë të kthehet prap nëMaqedoninë  e Veriut tek klubi Rabotniçki. Në këtë klub, Zejnullahu ka pasur shumë paraqitje në formacionin e parë, duke shënuar edhe gola.

Karrierën e tij, pas RabotniçkitZejnullahui e ka vazhduar në ekipin shqiptar Egnatia, në Shqipëri.

Zejnullahu aktualisht luan në pozitën e mesfushorit dhe shquhet për talentin e tij.
Sonte, ai do të luaj në superkupën e Shqipërisë kundër ekipit të Partizanit.
Zejnullai ka luajtur për grupmoshat e reja të kombëtares së Shqipërisë në disa lojëra të rëndësishme, dhe aktualisht pritet që të bëhet pjesë e ekipit të parë të kombëtares.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT