Një person është gjetur pa shenja jete para rreth një ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenjat vitale në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.