22/05/2025
spot_img
HomeSHOW BIZElvana Gjata është vënë zyrtarisht nën hetim

Elvana Gjata është vënë zyrtarisht nën hetim

Këngëtarja Elvana Gjata është vënë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Kjo është bërë e ditur nga një dokument që ka dalë nga zyrat e SPAK dhe është siguruar nga mediat.SPAK nisi hetimin pasuror për këngëtaren, pasi i doli emri në komunikimet e Ervin Matës në telefonat e koduar SKY ECC.

Elvana Gjata ka qenë partnerja e Ervin Matës, një prej personave të shpallur në kërkim, i cili është koka e trafikut të drogës nga vendet latine.

Këngëtarja Elvana Gjata, nuk është hera e parë që del në përgjime dhe përfshihet në të tilla ngjarje. Edhe në përplasjen e Ervin Matës dhe Vis Martinaj, emri i saj doli si “mollë sherri”.

Edhe së fundmi, Ervin Mata premtoi transferimin e 500 mijë eurove nëpërmjet llogarisë së Elvanës.

Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur 4 persona u arrestuan dhe 6 të tjerët u shpallën në kërkim dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT