ITALI – Lazio do të duhet të bëjë pa Elseid Hysajn në ndeshjet e ardhshme. Futbollisti shqiptar i bardhekaltërve në fakt i është nënshtruar testeve klinike dhe instrumentale të cilat, siç njoftoi klubi, kanë nxjerrë në pah “një lezion mesatar në biceps femoris të kofshës së majtë.
Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes së fundit kundër Cagliarit, kur mbrojtësi i krahut u detyrua të largohej nga fusha. Futbollisti shqiptar i Kombëtares kuqezi ka nisur tashmë trajtimin specifik për rastin dhe do t’i nënshtrohet monitorimit klinik të përditshëm për të matur kohën e rikuperimit. Gjithsesi, prognoza e parë parashikon një mungesë afro dy muajsh.