10/07/2025
spot_img
HomeBOTAEkzekutohet një tjetër politikan në Ekuador, u qëllua teksa ishte me të...

Ekzekutohet një tjetër politikan në Ekuador, u qëllua teksa ishte me të birin e mitur

 Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit. Ngjarja ndodhi  të dielën, rreth orës 16”30 me orën lokale. Autoritetet e Ekudorit bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar autori. I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i tij i mitur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.
Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.
Në gusht të vitit 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT