Për detektiven private, Shkënda Lili, periudha e festave të fundvitit është shumë e mirë sa i përket punës së saj.
Gjatë një emisioni televiziv, ajo tha se kjo periudhë dhe muajt e verës janë të ngarkuar pasi emigrantët vijnë dhe tradhtitë shtohen.
Ajo tha se edhe meshkujt edhe femrat tradhtojnë, pasi duan të shfrytëzojnë momentin.
“Kjo është periudhë e mirë për punën time sepse ka më shumë lëvizjë. Pas verës qetësohen çiftet. Me periudha është edhe puna ime. Muajt e verës dhe dhjetori janë super full. Në këtë periudhë vijnë shumë nga emigracioni, fillojnë dyshimet. Ata që vijnë nga jashtë duan ta shfrytëzojnë sa më shumë periudhën. Edhe djem, edhe vajza ka. Tradhtitë për mua janë njësoj, nuk mund të them që meshkujt tradhtojnë më shumë.”