10/07/2025
spot_img
HomeLAJME“Dëshira të Vitit të Ri”, thotë Kasami për mundësinë e fitores së...

“Dëshira të Vitit të Ri”, thotë Kasami për mundësinë e fitores së VLEN-it në zgjedhjet lokale në Kërçovë

Në paraqitjen e tij të përbashkët me Bilall Kasamin, Fatmir Limani u pyet nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kërçovës, përcjell TV21. Limani tha se me rëndësi është që VLEN-i të ketë kandidat “si Kasami që është në Tetovë”.

https://www.facebook.com/reel/1251873272545725

 

 

“VLEN-i do të ketë kandidat të tij për komunën e Kërçovës dhe për këtë në radhë të par do të vendosë Kryesia e Lëvizjes Besa, mandej këtë propozim që do ta sjellë Kryesia e Lëvizjes Besa do të duhet të aprovohet edhe nga të gjithë kryetarët që përbëjnë VLEN-in, pastaj do të shohim se…shumë e rëndësishme është të kemi kandidat të llojit si z.Bilall Kasami edhe pastaj të tjerat vijnë”, tha Limani.

I pyetur nëse është i gatshëm ta braktis Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Limani u përgjigj:

TV21: Ju doni të jeni kandidat?

“Kandidat do të ketë! Do të jetë kandidati më i mirë, i cili do të vitojë”, tha Limani.

“Dëshira të Vitit të Ri”, ndërhyri Kasami.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT