22/05/2025
spot_img
HomeLAJMEDeputetja Ajdari: Të përfshihen sa më shumë gra në listat e kandidatëve...

Deputetja Ajdari: Të përfshihen sa më shumë gra në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike

Përfaqësimi i grave nëpër institucionet e RMV-së lë shumë për të dëshiruar. Kështu vlerëson deputetja Rina Ajdari, e cila për Klan Maqedoni deklaroi se përbërja e re qeveritare që do të dalë si rezultat i zgjedhjeve të 8 majit, do të ketë mundësinë të bëjë ndryshime pozitive.

“Tani për momentin, në kuvend ka 51 gra, deputete, që është një kuotë shumë e mirë, si pikëfillimi. Në Qeveri është e vërtetë, nuk ka ministre, zv/ministre, por unë besoj se në qeverinë e ardhshme do të ketë ministre nga radhët e BDI-së” – tha Rina Ajdari.

Deputetja Ajdari mbështet idenë që pavarësisht vendosjes së kuotave, sa më shumë gra të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike.

Ajdari thotë se është rritur dukshëm angazhimi dhe kontributi i grave në strukturat partiake në BDI, falë punës dhe veprave në terren të shumë deputeteve. /tvklan.mk/

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT