16/05/2025
spot_img
HomeLAJMEÇmimi i thëngjillit ka shënuar ulje, ndërsa i duhanit rritje

Çmimi i thëngjillit ka shënuar ulje, ndërsa i duhanit rritje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 pati ulje të çmimeve të prodhimeve industriale në tregun vendor për 2.1 përqind.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, krahasuar me dhjetorin paraprak, ulje më e madhe e çmimit është regjistruar te nxjerrja e thëngjillit dhe linjiteve (14.8 %) dhe te prodhimi i metaleve (14.5 %).

Ndërkohë rritje më e madhe e çmimeve është regjistruar te prodhimi i produkteve të duhanit (55.3 %) dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (15.3 %).

”Në muajin dhjetor të vitit 2023, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhimeve industriale në tregun vendor ishin më të ulëta në grupet: Energji me 12.1 %, Produktet intermediare për 6.8 % dhe Produktet kapitale për 6.9 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT